Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Kosovar për Bisedime me Serbinë ka folur pas miratimit në Platformës për Bisedime me Serbinë.
Limaj në një intervistë për RTK ka zbuluar detaje nga përmbajtja e platformës.
Ai ka thënë se platforma ka marrë mbështetjen e drejtuesve kryesor të shtetit.
Me pas zëvendëskryeministri ka lexuar disa nga parimet e kësaj rezolute
“Qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjerisht të detyrueshme. Nuk ka marrëveshje pёr asgjë deri sa tё mos ketё marrëveshje pёr gjithçka. Siç ёshtё theksuar nё Parimin 1, njohja e ndërsjellë duhet tё jetё rezultati primar.
“Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj” (Neni 2(2)). Integriteti territorial i Kosovës garantohet gjithashtu nga e drejta ndërkombëtare”, ka thënë Limaj duke lexuar përmbajtjen e platformës.
Më tutje, ai ka thënë se dalëngadale situata po kthehet në normalitet.
“Kjo platformë është sinjali i parë. Për herë të parë kemi një platformë e cila duhet ta unifikonte zërin e Kosovës ku qartësisht do të dihej se cilat janë pozicionet tona dhe reflekton kërkesat e të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë sonë për të mbyllur temat e hapura me shtetin tonë fqinjë, Serbinë”, ka shtuar Limaj.
Kryetari i Nismës thotë se dialogu është i pa alternative.
“Gatishmëria e Kosovës për tu ulur në tavolinë nuk duhet të
keqpërdorët. Ne thjesht e shprehim vullnetin tonë për dialog”, ka theksuar
Limaj.
Në platformë nuk janë harruar as shqiptarët e Luginës për të cilët Limaj thotë
se do të kërkohet të gëzojnë të drejtat në mënyre reciproke si serbët në
Kosovë.