Limaj pas takimit më Mustafën: Do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Ai ka treguar se partia e tij do të mbështes nismën e LDK’së për rrëzimin e qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, raporton Gazeta Expres.

“Nisma mbështet mocionin. Do të marrë pjesë në seancë dhe do të votojë për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka shtuar se një fund i tillë i qeverisë Kurti ka qenë i pritshëm.

I pyetur rreth futjes së NISMA’s në një qeverie teknike, Limaj ka refuzuar të flas për një gjë të tillë.

Mocionin ndëkrohë e ka mbështetur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, parti e cila ka pranuar të bëhet pjesë e një qeverie teknike.

Share This Article