Limaj: Synoj unitet për dialog me Serbinë, si kryeministër do ta udhëheq dialogun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës duhet të synojë që të bëjë bashkë pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë, por nëse kjo nuk arrihet atëherë puna nuk duhet të mbetet peng.

“Nëse bëhem kryeministër do ta drejtoj dialogun. Besoj se e vetmja rrugë për dialogun është që të jemi aty të gjithë. Çështja me Serbinë është çështje e interesit nacional. Një kryeministër duhet të tregojë vullnetin për t’i pasur të gjithë në tavolinë, por puna nuk duhet të mbetet peng”, ka thënë ai.

“Qeveria para nesh ka pasur lëshime. Mungoi transparenca”.

Më tutje, Limaj një intervistë për televizionin publik ka thënë se koalicioni që Nisma udhëheq do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Share This Article