Limaj thotë se një nga arsyen që s’bën të hiqet taksa është mohimi i krimeve të kryera nga serbët në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se qëndrimi i tij dhe Nismës Socialdemokrate, gjithmonë ka qenë se taksa hiqet kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj.

Ai ka thënë se deri të taksa është ardhur për shkak se cenimit të sigurisë nacionale nga ana e shtetit serb e deri sjelljet e këqija të Serbisë në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Qëndrimi i Nismës gjithmonë ka qenë kur pushojnë arsyet mund të hiqet. Serbia duhet t’i përmbush kërkesat. Këndvështrimet e ndryshme për një çështje janë të shëndetshme. Taksa ka me u heq në momentin kur pushojnë arsyet pse është vendos. Serbia jo vetëm që s’po i ndalë këto veprime, por përkundrazi. Një nga arsyet pse s’bën të hiqet taksa është edhe mohimi i krimeve nga serbët të kryera nga ana e tyre në Kosovë”, ka shtuar Limaj në një intervistë për RTV 21.

Share This Article