Limaj: Zëdhënësi i UÇK-së në burg, ndërkohë zëdhënësi i Millosheviqit president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri nga komandantët e UÇK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në RTK se është e papranueshme që sot drejtuesit e UÇK-së të gjykohen veç se ishin çlirimtarë e zëdhënësit e Millosheviqit të jenë në pushtet në Serbisë.

“Imagjinoje, sot zëdhënësit i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke u gjykuar, e zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq është kryetar i Kuvendit të Serbisë. Daçiqi dhe Vuçiqi ishin zëdhënësa të Millosheviqit, ishin zëdhënesa të krimit dhe gjenocidit. Në anën tjetër, zëdhënësi i lirsë sonë është në burg”, ka thënë Limaj.

Ai tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi kishte qenë pjesëmareës në rrethimin e Sarajevës nga forcat serbe në vitin 1996.

“Vuçiq ishte zëdhënës i RTS-it, zëdhënës i krimit dhe i gjenocidit. NATO e bombardoi RTS-in, drejtues dhe zëdhënës i së cilit ishte Vuçiqi. E bombardoi, sepse ishte hallkë e krimit serb. Ja në  çfarë gjendje kemi ardhur sot, e le të gëzohen ata që po gëzohen për ata që kanë shkuar në Hagë, le të nemin e le të thonë ishalla nuk kthehen më”, ka thënë Limaj.

Share This Article