Linda Halimi: Kam qenë shqiptarja e parë në një martesë të hapur me një burrë që nuk është i bardhë, presioni publik ishte shumë i madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku është përgjigjur në mbi 25 pyetje që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Mes të tjerash, ajo ka folur edhe për periudhën kur ajo e kishte bërë publike lidhjen e saj me reperi amerikan Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards.

“Kur e kam bërë një bisedë në një televizion në Kosovë para 10 viteve, kaq shumë e kishin marr rëndë këtë punën time që ndoshta si fytyrë publike jam rasti i parë në martesë të hapur me dikë që nuk është shqiptar, e aq më pak ‘i bardhë’ nëse mund të them.

Në atë kohë më pati penguar pak sepse nuk isha mësuar me gjithë atë presion publik, mirëpo tash jam shumë normal. Është në rregull, secili do t’i ketë mendimet e veta”, tha Linda.

\

Linda Halimi: Kam qenë shqiptarja e parë në një martesë
Share This Article