E përditshmja britanike The Guardian zbulonte sot në një “exclusive” të tjera telashe për planin ‘ekstravagant’ të Londrës për të mbajtur refugjatët në Ruanda deri në procesimin e aplikimin e tyre të azilit.
Ajo shkruante se kompania e transportit ajror e pajtuar nga qeveria është tërhequr nga skema “prej presionit të aktivistëve.
Avioni i kompanisë Privilege Style ka tentuar fillimisht të dërgojë azilkërkuesit në vendin e Afrikës lindore në qershor, por u ndalua të ngrihej momentin e fundit, sipas raportimeve prej një urdhri të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Kompania me bazë në Mallorca po bëhej e njohur me sloganin ironik “linja e rezortit të fundit” që në anglisht përkthehet gjithashtu “linja e shpresës së fundit”, për gatishmërinë e saj të depërtimit të refugjatëve, kur të tjerat kishin refuzuar.
Tashmë raportohet se pasi kompania u kontaktua nga organizata të refugjatëve dhe të të mbijetuarve të torturës, Privilege Style ka deklaruar se nuk do të bëjë fluturime drejt Ruanda.
Britania kishte nënshkruar një marrëveshje prej 120 milionë paundë me qeverinë e Ruandës në prill për të pritur azil-kërkuesit e saj që janë shtuar shumë së fundmi prej kalimeve ilegale me gomone nga ngushtica me Francën.
Marrëveshja parashikonte se të gjithë ata që hynin ilegalisht në vend mund të vendoseshin në avionë për t’u dërguar në qendrat e pritjes në Ruanda.
Zhvillimi i u kritikua nga grupet e të drejtave pasi Ruanda ka të dhëna të një shteti autoritar me burgosje e tortura të opozitarëve politikë.
Deklarata e Privilege Style vjen gjithashtu pas një përshkallëzimi të protestave të aktivistëve të grupit të quajtur “Freedom from Torture” që bënte objekt talljesh kompaninë, dhe çuditërisht pati mbulim të gjerë në media.
Kryeministrja e sapolarguar Liz Truss, kishte thënë se do të vazhdonte skemën, e cila pritet të mbështetet nga kandidatët e mundshëm për postin e lirë, si Rishi Sunak, Penny Mordaunt e Boris Johnson.
Aktivistët e grupit ‘Medical Justice’ thonin se fundmi se shumë refugjatë që vijnë në Britani i largohen torturës ose janë subjekte të trafikuara.