Linjë direkte fluturimi Tiranë-Zagreb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vizitës në Kroaci, Presidenti Meta është takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviç.

Meta shkruan se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb

“Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona.

Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian🇪🇺 i Shqipërisë🇦🇱 dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP”, thekson Meta.

Share This Article