Lionel Messi do të nënshkruajë për PSG-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zhvillimet në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit po vijnë më shpejt se çdokush priste, dhe pasi Barcelona njoftoi se ai nuk do të qëndronte të enjten mbrëma, vëllai i emirit të Katarit ka konfirmuar se argjentinasi po nënshkruan për Paris Saint-Germain.

Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, i cili është vëllai i Al-Khelaifit që zotëron PSG-në, konfirmoi në një postim në mediat sociale se negociatat me Messin ishin të përfunduara dhe së shpejti do të vinte një njoftim.

“Negociatat përfunduan zyrtarisht, do të ketë një njoftim më vonë #Messi”, postoi Al-Thani në Twitter.

Ky lajm nuk është befasi pasi Pep Guardiola e përjashtoi Manchester Cityn nga gara për të nënshkruar me Messin në konferencën e tij para ndeshjes të premten, dhe është e qartë se vetëm dy klube mund ta përballonin nëshkrimin me Messin.

Në përpjekjen e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, PSG tani është kthyer te fituesit e dëshmuar, me Sergio Ramos dhe Messin, duke sjellë tetë trofe të Ligës së Kampionëve mes tyre në dhomën e zhveshjes së ‘’Parc des Princes’’.

Share This Article