Kur Lionel Messi fitoi Kupën e Botës në tentativën e pestë dhe, në dukje, të fundit në Katar dhjetorin e kaluar, ishte pjesa e fundit e një mozaikut të kompletuar për atë që shumëkush e quan si më i miri i të gjitha kohërave.
Por, triumfi ishte vetëm një pjesë e historisë.
Në prapaskenë dhe më pas në skenën më të madhe, transformimi i Messit në Lindjen e Mesme u bë i dukshëm.
Gjenialitet i 35-vjeçarit ka qenë prej kohësh pa dyshim dhe debat. Mirëpo, karakteri i tij kishte ndryshuar. Si adoleshent, Messi ishte aq i turpshëm saqë do të strukej në korridor për të shmangur shokët e tij të skuadrës në formacionin e të rinjve të Barcelonës.
“Këtë Botëror ai ishte ndryshe”, deklaroi portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez.
“Ne jemi ndoshta më agresivë se lojtarët në ekipet kombëtare me të cilat ai ka luajtur më parë. Kështu që ai ndoshta po bëhet pak më shumë si ne – ai djali i keq”.
Këtu, disa nga yjet nga dokumentari i publikuar së fundmi i BBC Sport, “Lionel Messi: Destiny”, analizojnë evolucionin përfundimtar të Messit – nga gjeniu i turpshëm adoleshent te “djali i keq”.
“Ai është një djalë i mrekullueshëm, por nuk mund të drejtojë as trafikun. Si mund t’i jepni kombëtaren Scalonit?”.
Mendimet tipike shumëngjyrëshe të Diego Maradonës në lidhje me emërimin e Lionel Scalonit në postin e trajnerit të Argjentinës në vitin 2018 shkaktuan shumë të qeshura.
E thënë troç, Scaloni ishte një emërim i Lionel Messit – një vendim i qëllimshëm nga Federata Argjentinase e Futbollit për të mbajtur një talent brezash brenda kornizave, shkruan Tom Reynolds i BBC Sport.
Në vitet para emërimit të Scalonit, Messi kishte një marrëdhënie të trazuar me ekipin kombëtar dhe, nganjëherë, me shefin e kombëtares.
Pasi një ekip i talentuar i Argjentinës u mund plotësisht nga Gjermania në çerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 2010, Maradona, trajneri i atëhershëm i Argjentinës, kritikoi cilësitë drejtuese të Messit.
Një fiasko e një zhgënjimi në Kampioantin Botëror të vitit 2018 solli një eliminim të hershëm për Argjentinën dhe një tjetër trajner si Jorge Sampaoli.
Në këtë mes ishte viti 2016, një vit që pa Messin të tërhiqej për një kohë të shkurtër nga futbolli ndërkombëtar pasi humbi një penallti në finalen e Kupës së Amerikës nga Kili.
Të tilla pengesa siguruan që motivimi numër një për federatën argjentinase në emërimin e Scalonit ishte të mbante të lumtur yllin e tyre më të madh.
“FA kishte një objektiv të vetëm, të gjente një trajner që mund të punonte me Messin dhe të merrte më të mirën prej tij”, kishte zbuluar Guillem Balague.
“Kur Scaloni mori drejtimin, ai i tha Messit: ‘si mendon, çfarë do të funksiononte për ty?’”.
“Ishte një bisedë e barabartë, dhe ju duhet ta bëni këtë kur keni lojtarin më të mirë në botë”.
Megjithatë, ishte ai anonimiteti, përulësia e qytetit të vogël dhe mungesa e egos që e bëri Scalonin të dashur për skuadrën e Argjentinës – dhe më e rëndësishmja, për Messin.
“Scaloni është shumë i qetë”, deklaroi sulmuesi i Argjentinës dhe Manchester Cityt, Julian Alvarez. “Shumë i sinqertë, dhe ai e ka atë që vjen nga një qytet i vogël. Unë gjithashtu identifikohem shumë me këtë sepse edhe unë vij nga një qytet i vogël, dhe ju mund ta shihni atë cilësi njerëzore që ai ka”.
Kujdesi për atë që ishte nën mbulesë ishte jetike për të mbajtur Messin – dhe në fund të fundit skuadrën e Argjentinës të lumtur në Katar.
Pavarësisht se u largua nga Argjentina si adoleshent, Messi ka mbajtur shumë prej rrënjëve të tij argjentinase dhe veçanërisht me vendlindjen e tij Rosario.
“Ai flet me një theks argjentinas, ha ushqim argjentinas, shikon filma argjentinas dhe dëgjon muzikë argjentinase”, kishte zbuluar Jonathan Ëilson, autor i “Engjëjve me fytyra të pista” – një histori e futbollit të Argjentinës.
Në fillim të mbretërimit të Scalonit, disa nga lojtarët më të rinj u lidhën me Messin duke trokitur në derën e hotelit të tij dhe i kërkuan të luante lojën argjentinase të Trucos me letra.
E njëjta lojë ishte e kudondodhur në Katar së bashku me çajin argjentinas të quajtur mate, dhe, më e rëndësishmja, asados (barbeque) me viçin e importuar argjentinas. U raportua se ekipi solli 900 kilogramë mish.
“Unë mendoj se për të gjithë njerëzit e Argjentinës, nëse keni shoqe dhe një barbeque të bukur, nuk keni nevojë për më shumë në jetë”, kishte thënëq ish-bashkëlojtari i Messit në Argjentinë, Pablo Zabaleta.
Sipas Balague dhe Moras, këto teknika siguruan që Argjentina të nxirrte më të mirën nga Messi, duke e transportuar lojtarin më të mirë në botë në një fëmijëri të lënë pas kur ai u transferua në Barcelonë në moshën 13-vjeçare.
Në fushë, jehonat e asaj fëmijërie u dëgjuan më qartë gjatë fitores çerekfinale ndaj Holandës.
Trajneri holandez Louis van Gaal kishte vënë në pikëpyetje shkallën e punës së Messit jashtë topit para ndeshjes. Ishte një lëvizje që zemëroi shokët e tij të skuadrës dhe i shtoi karburant një armiqësie historike mes tyre.
“Të sulmosh Leon… nuk duhet ta bësh këtë me argjentinasit”, kishte deklaruar Alexis Mac Allister i Brighton.
Ndjenjat e Messit u bë e ditur në minutën e 73-të të çerekfinales. Messi festoi golin e dytë të Argjentinës duke qëndruar para bankinës, duke mbyllur veshët për të tallur me sa duket komentet e mëparshme të Van Gaal.
Mora sugjeroi se festimi i Messit kundër Holandës – një të cilin Riquelme e ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij – pasqyroi gjithashtu zhgënjimin historik të Messit për mikun e tij që luajti jashtë pozicionit të tij të zakonshëm gjatë kohës së tij nën Van Gaal në Barcelonë në fillim të viteve 2000.
“Ishte befasuese të vinte nga Messi”, tha ajo. “Ta bësh këtë për Riquelmen ishte e papritur”.
Cilido qoftë motivi i festës, nuk ishte fundi i luftimit të Messit.
Pas ndeshjes, sulmuesi argjentinas u përball me asistentin e trajnerit holandez Edgar Davids dhe në tunel ai ndërpreu intervistën e tij të drejtpërdrejtë televizive për të fyer Ëout Ëeghorst.
Balague sugjeroi që Messi “reagoi në një mënyrë që as ai vetë nuk e njohu”.
Për të kuptuar shpërthimin, është e nevojshme të kthehemi deri në fëmijërinë e Messit në qytetin e tij të lindjes, Rosario, 300 kilometra në veriperëndim të Buenos Aires.
“Ka një avantazh për Messin në Kupën e Botës, dhe kjo ka të bëjë me njerëzit që ai ka rreth tij dhe ai ndihet rehat me këtë”, zbuloi Balague.
“Sepse kur ishte 12 vjeç, ndoshta ishte i tillë në rrugë. Pastaj kur të transferohet në Barcelonë, ai duhet të jetë një person tjetër, më katalanas, më i largët, më i qetë”.
“Por ai e kishte atë në vete. Nuk është se ai u bë Maradona. Ishte Rosario në të që u shfaq në Kupën e Botës para syve tanë”, vazhdoi ai.
Gazetari Christian Martin ishte i përfshirë në kampin argjentinas gjatë gjithë turneut.
Si ai, ashtu edhe biografi i Messit, Balague, u mahnitën nga mënyra se si 35-vjeçari e mbushi atë boshllëk, që në ndeshjen e parë.
Një humbje tronditëse 2-1 nga Arabia Saudite la një nga favoritët para turneut të përballet me një fluturim të mundshëm të hershëm në shtëpi.
Historikisht, pas një pengese të tillë, Messi do të kalonte sa më pak kohë të mundshme mes gamës së mikrofonave në median e “zonës së përzier” që lojtarët janë të detyruar të kalojnë.
“Iu desh një orë për të kaluar nëpër zonën mikse pas Arabisë Saudite”, tha Balague. “Ai po thoshte ‘ne jemi më mirë se kjo’”.
Kjo gatishmëri për t’u përballur, në shtyp dhe në fushë, si në ndeshjen e Holandës, çoi në artikuj të shumtë mbi nocionin se Messi ishte bërë “Maradonizuar” dhe kishte gjetur “Diegon e tij të brendshëm”.
Çfarëdo që po ndodhte në mendjen e Messit në Lindjen e Mesme, ajo ndihmoi në realizimin e fokusit të tij të vetëm – medaljen e fituesit.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë sot (3 qershor) njoftoi për largimin nga Paris Saint-Germain pas vetëm dy sezonesh dhe tani në ditët e ardhshme pritet të mësohet e ardhmja e tij.