Lionel Messi shpallet Sportisti i Vitit në Botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi është votuar si Sportisti i Vitit në Botë nga Laureus.

Superylli argjentinas mposhti konkurrencën nga Kylian Mbappe, Max Verstappen dhe Rafael Nadal pasi shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi ambicien e tij përfundimtare në Katar.

Ai fitoi Kupën e Botës për vendin e tij pasi luajti një rol udhëheqës, teksa iu bashkua Diego Maradonas si dy legjenda që e kanë frymëzuar kombëtaren drejt triumfit.

Ylli 35 vjeçar është aktualisht në qendër të spekulimeve që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite. Por tani për tani, ai mbetet në Paris Saint-Germain, ku po zhvillohej ceremonia prestigjioze e Laureus.

“Jam shumë i lumtur që po marr pjesë këtë vit – veçanërisht pasi është në qytetin ku jetoj”, ka deklaruar Messi.

 “Dua të jem në gjendje ta shijoj atë. Ishte një moment shumë i veçantë në Katar. Ishte trofeu që më mungonte. Ishte e veçantë edhe për bashkëlojtarët e mi dhe për të gjithë vendin”.

 “Futbolli ka qenë një mënyrë jetese për mua. Sporti në përgjithësi i bashkon njerëzit me vlera”, ka shtuar më tej ai.

Pasi siguroi trofeun, Messi shpejt kishte lëvdata për ata rreth tij që e ndihmuan argjentinasin të fitonte një çmim kaq prestigjioz.

Share This Article