Liqeni i Luleve në Valamarë të Gramshit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të apasionuarit e natyrës dhe aventurës me patjetër duhet të ndalen tek liqenet e Valamarës, mes të cilave është dhe liqeni i Luleve në Gramsh.

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, sugjeron liqenin piktoresk që ndodhet në rrethin e Gramshit, si një destinacion që duhet patjetër të vizitohet nga adhuruesit e natyrës dhe patjetër edhe aventurës.

Liqenet e Valamarës ndodhen në malin e Valamarës, në lartësinë rreth 2200 metra mbi nivelin e detit, pranë fshatit Shënepremte të rrethit të Gramshit.

“Liqeni i luleve në Valamarë! Emri i lules *Nymph – Nimfë* do të thotë shpirt femëror që banon në ujëra të pastra. Ka plot histori e legjenda për zambakun e bardhë të ujit. Përveçse përdorimeve në mjekësi, lulja simbolizon të mirën, dlirësinë, jetën, lindjen etj.”/ATSH/  

Share This Article