ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza 5 hours ago
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 19 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 23 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 23 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 23 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Liria e Arben Ahmetajt në “duart” e partisë, socialistët vendosin të martën

albnews by albnews
10 July, 2023
in Albania
0
Liria e Arben Ahmetajt në “duart” e partisë, socialistët vendosin të martën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të martën, Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë për lirinë e Arben Ahmetajt. Me urdhër të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetit socialist.

Për mbledhjen me dyer të mbyllura është njoftuar edhe ish-numri dy i qeverisë për të marrë pjesë në këtë proces parlamentar. Pasi socialistët dhe demokratët të njihen me dosjen hetimore të vënë në dispozicion nga Prokuroria e Posaçme, ata do të marrin vendimin për fatin e Arben Ahmetaj. Këshilli i Mandateve, sipas rregullores së Kuvendit, brenda dy javëve duhet të hartojë një raport për t’ia përcjellë seancës plenare, e cila merr vendimin përfundimtar.

RelatedPosts

“Të dua, dëshiroj të martohem me ty…” – Lirohet mjeku psikiatër që “përndiqte” moderatoren e sportit

Ngjarje tronditëse në Bruksel, shqiptari gjendet i varur në një tabelë, mediat: Ngjan me metodat e karteleve meksikane

FOTO/ Ky është bosi i fuqishëm shqiptar i drogës që u kap në Kolumbi, ishte në arrati prej 9 vitesh

Arben Ahmetaj nuk është rasti i parë brenda radhëve të socialistëve i cili do të përballet me dilemat politike dhe verdiktin e drejtësisë. Këtë rrugë parlamentare dhe gjyqësore e ka kaluar ish-ministri i Brendshëm, njeriu i besuar i Ramës, Saimir Tahiri, i cili pretendonte se kishte mbështetjen e kolegëve të selisë rozë. Besim që iu thye kur Tahiri u prangos për të vuajtur dënimin. Pasi kryeministri vendosi precedentin që përgjegjësia është personale, ish-ministri Lefter Koka, i gjendur përballë akuzave për incineratorët, hoqi dorë nga marrja e mandatit të deputetit.

Të njëjtin skenar ndoqi edhe Alqi Bllako, që pas shumë negociatash, pak minuta para se të mblidhej Këshilli, dorëzoi mandatin në Kuvend.

Arben Ahmetaj ka qenë njeriu i besuar i Edi Ramës, duke i shërbyer në kabinetin qeveritar si ministër i Zhvillimit Ekonomik, më pas i Financave dhe në fund si njeriu që drejtoi procesin e Rindërtimit. Përveç administrimit të buxhetit të shtetit, ai mbajti edhe postin e zv/kryeministrit, duke firmosur çdo vendim apo projektligj të ekzekutivit në mungesë të Kryeministrit.

Në korrik 2022, Edi Rama e shkarkoi nga numri dy i qverisë, duke e zhveshur edhe nga postet partiake, pasi nuk e la më as si drejtues politik për Vlorën. Përplasjet mes tyre u evidentuan publikisht, pasi në një emision televiziv Ahmetaj i kërkoi shefit të tij që të mos bënte gjykatësin, por punën e Kryeministrit. Edi Rama iu përgjigj nga oborri i Partisë Socialiste: “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq”.

Pa komentuar kërkesën për arrestimin, Kryeministri u shfaq në publik i pashqetësuar, teksa ende mbeten pikëpyetjet mbi reagimin e ish-bashkëpunëtorit të tij.

I njohur me pseudonimin “Tigri”, ndonëse jo për arsye politike, Arben Ahmetaj rrezikon të shtojë problemet për socialistët, nëse vendos të “kafshojë” për t’u mbrojtur. Për të minimizuar këto rreziqe, duket se u mblodhën disa prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS. Me ta u bashkua edhe Ministri i ri i Brendshëm si dhe ai i Drejtësisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

30 September, 2025
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result