Lirim Zendeli shkruan historinë. Piloti shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 3.
Një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin i cili synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina Formula 1.
Shqiptari një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka.
Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina.
Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli u ngjit në vendin e 7-të të renditjes së përgjithshme. Për t’u përmendur që 20-vjeçari shqiptar është pjesë e skuadrës Charouz Racing System.