Lirohet edhe polici i dytë i përfshirë në vrasjen që ngriti në këmbë amerikanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkon në dy numri i policëve të liruar të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e afro- amerikanit George Floyd në SHBA.

Pas Thomas Lane disa ditë më parë, edhe J Alexander Kueng ka lënë qelinë duke paguar 750 mijë dollarë garanci.

Ndërkohë në burg vijon të qëndrojë Derek Chauvin, i cili akuzohet direkt për vrasje dhe për të kërkohet burgimi i përjetshëm, pasi duke i vënë në fyt gjurin George Floyd-it, bëri që afroamerikani të asfiksohet dhe të ndërrojë jetë.

Prej asaj dite protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë gjithë SHBA-në, por duket se ditët e fundit kanë ulur tempin.FOTO GALERI1/4

Share This Article