Lirohet nga burgu amerikan gruaja e “El Chapo”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e “zotit” meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman do të lirohet në orët në vazhdim nga burgjet amerikane. Coronel u dënua me 3 vjet burg në nëntor 2021 pasi u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e narkotikëve të burrit të saj.

Dënimi i saj përfshinte gjithashtu 4 vjet liri në mbikëqyrje dhe një konfiskim pasurie prej 1.5 milionë dollarësh. Coronel po mbahet në një burg në Long Beach të Kalifornisë. Gjatë dënimit të saj, 34-vjeçarja, me shtetësi të dyfishtë amerikano-meksikane shprehu keqardhje për përfshirjen e saj me Guzman dhe kartelin Sinaloa dhe dëmin që mund të ketë shkaktuar.

Guzman, i cili u arratis dy herë nga burgu në Meksikë, po vuan një dënim me burg të përjetshëm në burgun Supermax të Kolorados pasi u dënua në vitin 2019 për përfshirje në një organizatë kriminale, trafik droge dhe akuza për armëmbajtje pa leje.

Prokurorët e quajtën atë një “udhëheqës të pamëshirshëm dhe gjakatar” të kartelit Sinaloa. Anëtarët e kartelit, i cili është ende në veprim, u sanksionuan nga administrata Biden në shkurt për përfshirjen e tyre në tregtinë e paligjshme dhe vdekjeprurëse të fentanilit dhe metamfetaminës. ©LAPSI.al

Share This Article