Lirohet nga burgu Ballist Morina, gjykata jep vendimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirim të plotë për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si Ballist Morina.

Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtarja Anita Mici, ndërsa Avokat është Gramoz Lici.

Policia arrestoi Ismail Morinën më 25 maj. Pas arrestimit Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit ka vendosur që Morina duhet të vuajë dënimin me 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ismal Morinaj, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina u bë i njohur për shkak të dronit që ngriti mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014.

Droni mbante në të hartën e Shqipërisë etnike, çka bëri që serbët të shpërthenin në stadium dhe ndeshja të anulohej. Shqipëria e fitoi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Share This Article