Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS i akuzuar për inceneratorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, këtë të enjte, ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se masa e sigurisë “arrest në burg” është zëvendësuar me “arrest shtëpie”.

Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Share This Article