Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar nga burgu këtë të enjte, rreth 4 vite pas arrestimit të tij. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka lënë të lirë Kokën pasi rezulton se janë djegur të gjitha afatet e paraburgimit për çështjen e inceneratorit të Fierit.

GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit, ndërsa çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë.

Koka u arrestua në dhjetorin e vitit 2021. Ish-minsitri i Mjedisit është akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për inceneratorin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Sa i takon dënimit me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa dënimin me 2 vite burg për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri e ka shlyer në kohën e qëndrimit në paraburgim.

Sakaq, në dosjen e SPAK për inceneratorin e Fierit nënvizohet se janë paguar 4 milionë euro për punë që nuk janë kryer kurrë. Po ashtu dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit përmes kësaj skeme mashtrimi është 60 milionë lekë. 

Share This Article