Lirohet nga burgu Rrahim Musliu, i arrestuar në Serbi shkaku i simbolit të flamurit kombëtar në veturë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është liruar pas 30 ditë qëndrimi në burg, Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës, i cili ishte arrestuar në Serbi gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.

Rrahim Musliu, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi e kishte pasur në pjesën e përparme të veturës së tij shqiponjën e zezë dykrenare, simbolin e flamurit kombëtar.

Ai është liruar sot pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar me Nenin 317, paragrafi 2, të Kodit Penal të Serbisë.

Ankesa e avokatit mbrojtës kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë të Beogradit për shqiptimin e masës së paraburgimit për 30 ditë është miratuar sot nga paneli i apelit i Gjykatës së Lartë të Beogradit, thuhet në njoftim.

Share This Article