ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 10 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 11 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 11 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 11 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane: Tani nuk kam më frikë, ai është në Shqipëri

albnews by albnews
4 July, 2023
in Albania
0
Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane: Tani nuk kam më frikë, ai është në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali.

Dhe tani Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 9 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë. Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Aso kohe, të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri.

Ai shpjegoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Lucia Annibali komentoi lirimin e tij duke thënë se nuk e tremb më, pasi është në Shqipëri.

“Kanë kaluar 10 vjet. Ajo iku si duhej të shkonte. U dënua me 12 vjet, vuajti nëntë këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri”, shkruan ajo.

Ajo s’ka pranuar të komentojë për porositësin, Luca Varani, me të cilin më parë kanë pasur një lidhje, mundësinë nëse ai mund të lirohet.

“Do ta mendoj kur të vijë koha”, shkruan Annibali, e cila në dhjetë vjet i është dashur të përballet me një mori operacionesh dhe mbron të drejtat e grave.

Luca Varani vuan dënimin për tentativë vrasje dhe përndjekje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result