ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 3 hours ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 4 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 4 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 7 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Liroi lordin e drogës, gjyqtari Petraq Çuri nuk justifikon 700 milionë lekë (të vjetra) pasuri: Ka punuar vjehrra në Greqi, fitova në firmat piramidale

albnews by albnews
11 May, 2023
in Shqiperia
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri drejt shkarkimit nga detyra. Nuk justifikon me të ardhura të ligjshme disa apartamente, garazhe, makinë dhe qindra mijëra euro të ardhura. Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri rrezikon të shkarkohet nga detyra për mungesë justifikimi të një pjese të pasurisë së deklaruar me burime të ligjshme të ardhurash. Gjyqtari u paraqit ditën e djeshme para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, pasi gjetjet duket se kanë krijuar bindjen tek trupi gjykues për shkarkimin nga detyra të Petraq Çurit, pa u ndalur tek dy kriteret e tjera, profesionalizimi dhe pastërtia e figurës. Nga verifikimi i pasurive të gjyqtarit, trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, ka arritur në konkluzionit se Petraq Çuri nuk justifikon një pasuri me vlerë rreth 700 milionë lekë të vjetra.

Sipas dosjes së verifikimit, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri nuk justifikon një apartament dhe garazh në Tiranë, blerë në vitin 2007 për 84 mijë euro, një shtëpi me dy kate në Dhërmi deklaruar 15 milionë lekë si dhe një makinë me vlerë 26.3 mijë euro. Gjyqtari ka blerë edhe dy apartamente në Vlorë, duke pretenduar se këtë pasuri i janë dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj, por KPK-ja ka konstatuar se në kontrata e blerjes së apartamenteve shënohet se vlera është shlyer jashtë zyrës noteriale.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Komisioni i Vetingut ka parë me dyshim edhe një pasuri, sipërfaqe toke 8.8 mijë m2 në Dhërmi, që bashkëshortes së gjyqtarit ia ka dhuruar nëna e saj. Vajza e gjyqtarit ka në pronësi një garazh, të cilin pretendon se ia ka dhuruar gjyshja. Por, vajza nuk ka qenë në Shqipëri kur është bërë dhurimi. Petraq Çuri nuk ka bashkëpunuar me KPK-në për të treguar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Angli.

Petraq Çuri ka deklaruar 42 milionë lekë ose rreth 400 mijë USD të ardhura nga puna e tij si avokat për periudhën 1993-2010, të ardhurat nga puna e bashkëshortes nga viti 1987 e në vijim, interesat bankare në vite në ish-firmat piramidale dhe interesa në Bankën e Kursimeve. Nga kjo shumë, Komisioni i Vetingut i ka njohur si të ligjshme vetëm rreth 60 mijë USD. Gjyqtari ka deklaruar edhe rreth 60 mijë USD të ardhura nga qiradhënia e dhomave të banesës në Dhërmi, por KPK-ja i ka konsideruar si fiktive.

Për të justifikuar këtë pasuri, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri ka pohuar se ka fituar nga qarkullimi i parave në ish firmat piramidale të vitit 1996, ku interesi sipas tij ishte deri në 30 %. Gjyqtari ka theksuar se vjehrra e tij ka punuar në Greqi. Çuri kërkoi nga Komisioni i Vetingut që të njihte 40 mijë euro nga puna vjehrrës së tij në Greqi. Gjyqtari, i cili mbrohej nga avokatja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga Vetingu si prokurore, pretendoi të ardhura nga puna dhe pensioni i prindërve të tij.

Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri është lakuar në publik në korrik të vitit 2017 pasi liroi nga burgu Alket Hatinë, i konsideruar nga mediat si lordi i drogës në Milano. Alket Hatija u arrestuar në 8 korrik 2017 për llogari të autoriteteve italiane, në funksion të ekstradimit në Itali, ku ishte dënuar me 20 vite burg për trafik droge, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Por, në 11 korrik 2017, gjyqtari Petraq Çuri e liroi nga burgu Alket Hatinë. Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë hetimin disiplinor dhe shkarkimin e gjyqtarit Çuri, me pretendimin se ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij. Kërkesa nuk u pranua nga KLD-ja.

Në korrik të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave e kallëzoi penalisht gjyqtarin e Durrësit, Petraq Çuri, për të mosdeklarimit të pasurisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result