Lisen Bashkurti: Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka bërë me dije se mospezullimi i taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk dëmton aspak raportet Kosovë – SHBA.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo taksë si masë mbrojtëse e Kosovës ndaj ofensivës diplomatike serbe duhet të mbetet në fuqi.

Bashkurti ka thënë se diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë më aktive në nivele ndërkombëtare për të përdorur argumente konkrete dhe të besueshme në mbrojtje të politikës së vet rreth taksës prej 100 përqindësh.

“Diplomacia e Kosovës duhet të tregojë se Serbia është faktori kryesor që është duke penguar dialogun me Kosovën”, ka theksuar Bashkurti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply