ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen 15 hours ago
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels 16 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 16 hours ago
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti 16 hours ago
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë 16 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Lista e Kombëtares/ Broja nuk ia del, nuk grumbullohet as Çuni, ka vetëm një rikthim

albnews by albnews
10 November, 2023
in Show - Biz
0
Lista e Kombëtares/ Broja nuk ia del, nuk grumbullohet as Çuni, ka vetëm një rikthim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares shqiptare në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.

Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares. E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg në Suedi.

RelatedPosts

Vendet më të pasura në botë në vitin 2025 sipas PBB-së për frymë

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë e sulm, tekniku i Kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (11 nëntor, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë rrugëtim, ndërsa skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 13 nëntor.

Futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre do të paraqiten në grumbullimin që do të bëhet në Tiranë nga e diela, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Lista
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

7 December, 2025
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

7 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

7 December, 2025
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result