Lista e miliarderëve, Forbes: Zuckerberg bie në renditje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

10 miliarderët më të mëdhenj në botë kanë së bashku pasuri prej 567 miliardë dollarësh. Në krye të listës, si më i pasuri në botë qëndron Jeff Bezos, kreu i Amazon, me pasuri neto prej 182 miliardë dollarësh.

Pas 26 vitesh në krye të saj, Bezos njoftoi largimin si CEO i Amazon për t’u përqendruar te drejtimi i kompanisë “Blue Origin”, një kompani private e tij, sipas së cilës ai premton se do t’i dërgojë të gjithë në hapësirë.

Por, ajo çka bie në sy në listën e miliarderëve të botës, publikuar nga prestigjiozja Forbes, është përfshirja në atë që njihet si “Klubi ekskluziv 100 miliardë dollarë” i Warren Buffett, kreu i kompanisë së investimeve “Berkshire Hathaway”, i cili të mërkurën kaloi për herë të parë 100 miliardë dollarë, si pasuri neto.

I vlerësuar si investitori më i suksesshëm në botë, Buffet ka dhënë miliarda dollarë nga pasuria e tij për bamirësi. Kjo është hera e parë që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg, del jashtë 5-shes më të pasur në botë, duke u zhvendosur, sipas renditjes së Forbes, në vendin e 6, të miliarderëve të botës. Pas Bezos që mban vendin e parë si më i pasuri në botë, renditet Elon Musk me 163,7 miliardë, Bernard Arnault me 156,8 miliardë dollarë dhe Bill Gates me 124, 2 miliardë dollarë pasuri./A2CNN/

Share This Article