OrganizataGlobal Firepower ka bërë publike listën e ushtrive më të fuqishme në botë.
Siç edhe pritej listën e kryesojnë Shtetet e bashkuara të Amerikës që janë në vendin e parë, para Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë, shkruan Gazeta Express.
Për sa i përket vendeve evropiane e para është radhitur Franca, e shtata në nivel botëror, para Britanisë së Madhe që është e renditur në vendin e tetë.
Në vendin e 11 është renditur Turqia, Italia në vendin e 12, si dhe Gjermania në vendin e 15.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63-të, pastaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113-të.
Pas Shqipërisë pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133’të.
Kjo tregon se investimet ushtarake të Vuçiqit dhe loja e tij me Rusinë dhe Kinën, kanë rritur fuqinë ushtarake serbe.
Ne vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butani.