Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, është i katërti në listën e trajnerëve më të paguar në botë, ndërsa pas tij ndodhet strategu i sukseseve, Carlo Ancelotti.

Drejtuesi i shumëkritikuar i Bluve madje paguhet më tepër se paraardhësi i tij, Thomas Tuchel, në punën e re te Bayern Munichu.

Në bazë të listës së publikuar nga gazeta franceze, L’Equipe, tre nga katër trajnerët më të paguar janë të punësuar në Ligën Premier.

Potter raportohet se përfiton 11.9 milionë funte (13.5 milionë euro) në vit, që në bazë të kalkulimeve ai merr çdo muaj 993.117 funte (1.13 milion euro), gjegjësisht 229.180 funte (260.160 euro) në javë.

Diego Simeone është trajneri më i paguar në botë (Foto: Getty)

Skuadra e tij është e dhjeta në renditjen tabelare, ndërsa në 30 ndeshje të drejtuara nga ai, i ka fituar vetëm 12, i ka humbur 10 dhe ka barazuar në tetë takime.

Vetëm trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone (33.8 milionë euro), ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola (22.4 milionë euro) dhe strategu i Liverpoolit, Jurgen Klopp (17.8 milionë euro), ndodhen përpara Potterit.

Top pesëshen e përmbyll trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, me përfitime vjetore prej 12.8 milionë eurosh.

Për befasi, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve dhe ligave të ndryshme evropiane, Carlo Ancelotti, është i shtati në renditje me pagë prej 10.9 milionë euro.

Lista me 12 trajnerët më të paguar në botë (në funte):

(Foto: The Sun)
Share This Article