Lista Serbe kërkesë qeverisë së Beogradit: Shpallni organizata terroriste formacionet e Kurtit në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Lista Serbe ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të shpallë organizata terroriste njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës, pasi sipas tyre, përbëjnë kërcënim për paqen në këtë zonë, me pasojë të pallogaritshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës.

I drejtohemi qeverisë në emër të popullit serb nga Kosova i cili për më shumë se dy vjet po vuan terrorin dhe represionin nga regjimi antiserb i Albin Kurtit me qëllim të duke persekutuar gjithçka që është serbe, duke shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura që garantonin të drejtat e popullit serb dhe përmes represionit institucional kërcënon mbijetesën dhe paqen në këto zona”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Lista Serbe akuzon regjimin e Kryeministrit Kurti se ushtron dhunë institucionale në veri të Kosovës përmes strukturave të caktuara parapolicore, speciale dhe inteligjente, veprimet e të cilave kërcënojnë paqen, sigurinë e popullit serb, si dhe paqen në tërësi të Ballkanit Perëndimor.

Share This Article