Lista Srpska del me njoftim pas takimit me Gabriel Escobar në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq bashkë me Slavko Simiq kanë zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit, në takim është përcjellë “qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë politike në Kosovë, si dhe nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe udhërrëfyesin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropina, ku thotë se i ka ndërmarrë veprimet për deeskalim.Por Lista Serbe nuk është mjaftuar, duke kërkuar formimin e Asociacionit si dhe lirimin e serbëve që sipas Beogradit dhe Listës Serbe ”po persekutohen“.

Behet e ditur se Zyrtarë e Listës Serbe do të zhvillojnë edhe të tjera takime në SHBA.

Share This Article