Lista zyrtare e yjeve që do të luajnë në “Air Albania”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është zbuluar lista me yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë të cilët do të luajnë në stadiumin “Air Albania” më 10 janar.

Disa nga yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë emra të mëdhenj, si Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj dhe Tare.

Gjithashtu edhe tek Italia nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur, të tillë si Zambrota apo edhe Baggio.

Nuk mungojnë emrat e njohur edhe të Greqisë, me yje si Gekas dhe Panajotis.

Gjithashtu bien në sy edhe shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli dhe Rushtu.

Share This Article