Listat e zgjedhësve, alarmon Bardhi: Qytetarëve po iu ndryshohet vendbanimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi sot se PD po bën gati kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile, pasi sipas tij, ka nisur manipulimi i listave.

“Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit”, u shpreh Bardhi duke iu referuar një emisioni investigativ.

“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve”, tha ai.

“Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj, deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, tha Bardhi.

Share This Article