“Listë e re, do shpallesh non-grata”, gazetarja i jep live lajmin Balliut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetarja Anduena Llabani iu drejtua ish-deputetit Klevis Balliu gjatë një emisioni, duke i thënë se ka një listë të re me non grata që do të vijë nga Ambasada britanike dhe aty është i përfshirë dhe ai.

Ajo tha që shumë shpejt lista do të bëhet publike.

“I vetmi presion i SPAK-ut është faktori ndërkombëtar. Ti sot në SPAK ke struktura të reja që janë ngritur me vendet partnere europiane, bashkëpunim, shkëmbim informacioni, janë ngritur grupe të reja, s’ka qenë më parë kjo gjë.

Ti ke Ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë.

Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju zoti Klevis në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga Ambasada britanike.

Ka një listë të re që pritet të vijë nga Ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu, që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj,” – u shpreh Llabani.

Share This Article