Në Lituani edhe personat e infektuar me Covid-19 do të mund të votojnë.
Së fundmi qeveria lituaneze ka prezantuar kabinat dhe mënyrën e votimit që personat e infektuar me koronavirus duhet të ndjekin.
Disa qytetarë hedhin votat nga veturat e tyre në qendrat e posaçme të votimit në mes të një rritjeje të infeksioneve COVID-19.
Zgjedhësit u udhëzuan të mbërrinin vetëm me automjetet e tyre, të vendosin maska në fytyrë dhe të hidhnin votat e tyre në kutitë e votimit në katër stacione të tilla në të gjithë vendin,
Vetëm ata që janë në izolim dhe në një listë zyrtare për virus, mund të votojnë në këtë mënyrë të re deri të enjten.
Të gjithë votuesit e tjerë të regjistruar mund të votojnë në qendrat e rregullta të votimit më 25 tetor.
Në Lituani deri tani janë regjistruar 7.726 raste me Covid-19 dhe 113 vdekje.

