Lituania druan se Lukashenko do të heqë dorë nga pavarësia e Bjellorusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko mund të heqë dorë nga pavarësia e shtetit të tij, duke nënshkruar një marrëveshje për integrim më të thellë me Rusinë, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm i Lituanisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tash e sa vjet është duke kërkuar lidhje më të ngushta me Bjellorusinë, nën ombrellën e një shteti të përbashkët, teksa këtë ide e ka paraqitur sërish gjatë muajit të kaluar, raporton Reuters.

Lukashenko në të kaluarën ka hedhur poshtë veprimet e tilla, duke e akuzuar Rusinë se dëshiron ta gëlltisë shtetin e tij. Por tani, përballë protestave, një gjë mundësi e tillë është rritur.

“Rusia tani do ta finalizojë me shpejtësi atë që nuk ia doli ta bëjë për 20 vjet dhe një gjë e tillë është tejet shqetësuese”, ka thënë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius.

Share This Article