Lituania dhe Polonia lidhen së bashku me një dritare virtuale, e para në llojin e saj, që synon promovimin e turizmit. I konceptuar si një rreth që simbolizon udhëtimin në kohë, “Portali” shërben si një komunikim mes dy qyteteve Vilnius-it dhe Lublin-it.
Duket si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor, por në të vërtetë është një portal që lidh dy shtete, Poloninë dhe Lituaninë. I konceptuar si një rreth, portali përfaqëson hapësirën dhe kohën, duke simbolizuar udhëtimin në kohë. Kjo urë virtuale midis kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius-it dhe një prej qyteteve më të vjetra polake, Lublin-it, është e para në llojin e saj.
Në Vilnius, portali gjendet pranë stacionit të trenit Vilnius ndërsa në Lublin ndodhet në Plac Litewski. Këto dy qytete kanë një lidhje historike, pasi Bashkimi i Lublinit u nënshkrua më 1 korrik 1569 midis Polonisë dhe Lituanisë pikërisht në atë qytet. Ai bashkim krijoi një shtet të vetëm, Komonuelthin polako–lituanez, një nga vendet më të mëdha në Evropë në atë kohë.
Të dy portalet kanë ekrane dhe kamera për të transmetuar drejtpërdrejt qytetin tjetër. Pamja që shihni në ekran është bërë të ngjajë me atë që shohin astronautët kur shikojnë botën dhe quhet efekti i pasqyrës. Njerëzit nga të dy krahët e saj, përshëndeten me njëri-tjetrit në kohë reale.
Krijuesit në Vilnius Tech kanë punuar për këtë portal për 5 vjet dhe ideja kryesore është e Benediktas Gylys. Projekti u frymëzua nga udhëtimet e vetë Gylys-it në botë.

