Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hibrid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria lituaneze do të ndjekë një plan për të mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë, me përjashtim të diplomatëve dhe qytetarëve të BE-së që largohen nga Bjellorusia.

Në një deklaratë të dhënë nga qeveria, bëhet e qartë se çdo balonë e cila do futet në hapësirën ajrore lituaneze, do të rrëzohet.

 “Kështu i dërgojmë një sinjal Bjellorusisë dhe themi se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu , ne do të marrim të gjitha masat më të rrepta për të ndaluar sulme të tilla”, deklaroi kryeministrja lituaneze Inga Ruginienë.

Kufiri lituanez është aktualisht i mbyllur në bazë të një vendimi të përkohshëm të marrë nga forca kufitare e vendit , dhe një mbyllje e mëtejshme për një kohë të pacaktuar do të diskutohet dhe pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (29 tetor).

Kryeministrja tha në një konferencë për shtyp se qeveria e ka hartuar tashmë urdhrin, i cili përfshin vetëm përjashtime shumë të kufizuara për qytetarët lituanezë dhe të BE-së, si dhe postën diplomatike që do të lejohet ende përmes kufirit.

Çdo lëvizje tjetër do të ndalet. Kjo i dërgon një sinjal të qartë Bjellorusisë se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu dhe ne do të marrim masat më të rrepta të mundshme për të ndaluar veprime të tilla”, tha ajo.

Share This Article