Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.
Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.
Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, i cili është një nga sfidat më të mëdha logjistike në historinë britanike, do të bëhet më 19 shtator në Westminster Abbey, Londër.