Liverpool dështon serish

albnews
By
1 Min Read

Pas barazimit të javës së kaluar, lideri i Premierligës, Liverpool nuk ka mundur të nxjerrë asgjë më shumë as këtë javë.

Në takimin e fundit të xhiros së 25-të të Premierligës, Liverpool është ndalur nga West Ham United, duke përfunduar takimi 1-1.

Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me golin e shënuar nga Mane (22’), por shumë shpejt erdhi revanshi i vendasve, të cilët barazuan shifrat, me golin e shënuar nga Antonio (28’), transmeton KosovaPress. Tani Liverpool ka 61 pikë dhe është vetëm 3 pikë larg ndjekësit të parë,
Manchester City që ka 59 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply