Manchester City dhe Liverpool fituan ndeshjet respektive, duke vijuar kështu “luftën” për titullin kampion në Premier League.
Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 2-0 në transfertë Burnleyn, me gola të De Bruyne dhe Gundogan, ndërkohë që ai i Jurgen Klopp fitoi me po të njëjtin rezultat në shtëpi, ndaj Watford. Golat për “The Reds” u shënuan nga Diogo Jota dhe Fabinho.
City vijon të kryesojë renditjen, me 73 pikë, me Liverpool që ndjek me 71 pikë, pas 30 ndeshjesh.
Tjetër ndeshje pa gol për Armando Brojën, i cili luajti 90 minuta në sfidën Leeds-Southampton (1-1), por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës për 7 ndeshje radhazi, përfshi miqësoret me Shqipërinë.