Kompania e basteve “Paddy Power” i ka lënë lojtarët të habitur pasi pagoi bastet e vendosura për Liverpulin që fiton Premier League, pas humbjes së Arsenalit ndaj West Ham e cila mund të rezultojë fatale për garën e tyre për titull.
Skuadra e Mikel Artetës shkonte në ndeshjen e së shtunës në “Emirates” duke kërkuar të përfitonte nga ngadalësimi i Liverpoolit kundër Aston Vilës, pasi “Reds” barazuan në mesjavë.
Por me mundësinë për ta ngushtuar diferencën momentale në pesë pikë me kryesuesit e kampionatit, Arsenali ishte pa dhëmbë në derbin e Londrës, dhe djemtë e Graham Poterit arritën një fitore komode në “Emirates”.
Duke i dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, goditja e Bouenit në fundin e pjesës së parë, bëri diferencën për West Ham, me problemet e Arsenalit që u vështirësuan pas përjashtimit të Myles Lewis-Skelly me karton të kuq në pjesën e dytë.
Dhe ende pa u luajtur ndeshja Manchester City-Liverpool, për kompaninë e basteve “Paddy Power”, humbja e “Topçinjve” mjaftoi për t’i bindur ata se gjithçka ka marrë fund në garën për titull në Premier Ligë.