Liverpool e ka deklasuar me rezultat 0-5 Atalantan e Gasperinit, duke vazhduar kështu kryesimin e Grupi D të Ligës së Kampionëve. Diego Jota shkëlqyu në këtë ndeshje pasi që shënoi het-trik, kurse nga një gol e shënuan edhe Mane e Salah. Fitore si mysafirë në të njëjtin grup ka shënuar edhe Ajax kundër FC Midjyland.
Liverpool ka arritur një fitore të madhe kundër Atalantas në Bergamo, duke vazhduar kështu kryesimin në Grupin D të Ligës së kampionëve.
Liverpool e nisi shumë mirë në këtë ndeshje ku shkëlqyu Diogo Jota që shënoi het-trik.
Seria e golave për Liverpool nisi në minutën e 16-të ku Trent Alexander-Arnold do të asistonte për Jota që do të shënonte një gol me parabollë. Jota do ta shënonte edhe golin e dytë në minutën e 33-të ku asistues do të ishte mbrojtësi Joseph Gomez. Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Liverpool do të shënonte edhe tre gola, madje shumë shpejt.
Mohamed Salah do të del përpara në një kundërsulm dhe me mjeshtëri do të shënonte në minutën e 47-të. Pas dy minutave Salah do të hynte në listën e asistuesve, ku asistoi për Mane që shënon një gol të bukur.
Diogo Jota do ta kompletonte het-trikun në minutën e 55-të ku asistues për të do të ishte Mane.
Pas kësaj fitoreje, Liverpool sigurt shkon drejt kualifikimit tutje pasi që ka nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Atalanta mbetet me katër pikë por tani në vendin e 3 pasi që Ajax mposhti FC Midjyland si mysafirë sonte me rezultat 1-2.