Liverpool e nis sezonin me trofe, dështoi City e Haaland

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka nisur këtë sezon me trofeun e Community Shild, pasi mundi 3-1 kampionët e Anglisë, Manchester City-n.

Ndërsa të gjithë prisnin që në këtë sfidë që të shkëlqente Erlind Haaland, vëmendjen e mori blerja më e shtrenjtë e Liverpool Darwin Nunez, që fitoi një 11-metërsh dhe realizoi golin e tretë për “The Reds”.

E zhbllokoi takimin Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të, ndërsa në të 70-tën barazoi Alvarez. Ndeshja u bë më emocionuese në fundin e saj, me Salah që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 82-tën.

Në minutat shtesë Nunez, që fitoi penalltinë e Liverpoolit, realizoi golin e fundit të sfidës, duke i siguruar për herë të 16-të Liverpoolit Community Shield.

Share This Article