Liverpool kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka mposhtur sonte me plotë meritë kampionin e Gjermanisë, Bayern Munchenit, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë ka shënuar Mane (26’) pas një gabimi të mbrojtjes gjermane, të cilët lanë portën e lirë, edhe goli i dytë u shënua nga Liverpool por kësaj radhe në portën e gabuar, pasi Matip (39’) barazoi rezultatin me autogol. Por Liverpooli riktheu epërsinë me 1-2, me golin e shënuar nga mbrojtësi Van Dijk (69’) dhe Mane (84’) shënoi sërish për rritur epërsinë e “të kuqve” në 1-3.

Pas barazimit në Liverpool, në ndeshjen e parë, klubi anglez sonte u tregua shumë i fuqishëm për gjermanët në “Allianz Arena”. Në çerekfinale do t’i kemi katër klube angleze, pasi veç Liverpoolit kualifikimin e kanë siguruar edhe Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply