Liverpooli është treguar shumë i fort për Atleticon, duke e mundur 2-0 dhe matematikisht ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League.
Liverpooli është skuadra e radhës pas Bayern Munich që ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League.
“Redsat” e mundën 2-0 në sfidën e kthimit Atletico Madridin, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve.
Digo Jota dhe Mane shënuan për fitoren e vendasve.
Atletico luajti me 10 lojtarë pjesën më të madhe të ndeshjes.
Në minutën e 36’, Felipe është ndëshkuar me të kuq, për t’u përjashtuar nga loja.
Atletico vs Porto do të jetë lufta e madhe për vendin e dytë tani në Grupin B.


