Liverpool e ka shtyrë çështjen e titullit në Premier League për në javën e fundit. Ekipi i Jurgen Klopp përmbysi Southamptonin e Armando Brojës, duke fituar 2-1, falë golave të Minamino dhe Matip.
Me këtë fitore, Liverpool e sheh veten vetëm një pikë larg Manchester City.
Në javën e fundit, Liverpool do të ndeshet me Wolverhampton, ndërsa City me Aston Villa.