Të gjithë prisnin sfidën midis Haaland dhe Salah, dhe mund të thuhet se egjiptiani e fitoi atë.
Liverpool triumfon 1-0 ndaj City të Pep Guardiola pikërisht me golin e “Momo” Salah, rezultat i një kundërsulmi vrastar që nga portieri Alisson kalon te sulmuesi i cili “gënjen” Cancelon dhe shënon i pa shqetësuar në minutën 76.
Më parë ndeshja u paraqit si e ekuilibruar, me raste nga të dyja palët dhe me ritëm të kënaqshëm, por ku City pati raste me Haaland, të neutralizuara nga Alisson, dhe një gol të anuluar nga VAR i Foden.
Me fitoren e sotme, Liverpool ngjitet më 13 pikë, në zona më të larta të renditjes pas një periudhe të gjatë krize, por ende larg kryesueses Arsenal që ka 27 pikë, por edhe nga Manchester City që mbetet i dyti me 23 pikë.