Liverpooli arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli në çerekfinale të Championsit Liverpooli i ka dhënë sezonit të dështuar në ligë shtytje të madhe në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Leipzigun dhe duke shkuar në çerekfinale të garës.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka shpresë që ta rifitojë trofeun më të çmuar për klube. Të mërkurën mbrëma, gjiganti anglez fitoi 2:0 ndaj gjermanëve për të shkuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:0.

Edhe takimi kthyes u zhvillua në Budapest, në stadiumin “Pushash Arena”. Për 70 minuta, Liverpooli humbi disa mundësi të mira shënimi. Megjithatë, nuk gaboi Mohamed Salah (71′) duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Alexander Sorloth paraprakisht kishte qëlluar traversën. Rezultatin final të takimit e vulosi Sadio Mane (74′) që u asistua nga Divoc Origi. Xherdan Shaqiri ishte në stol, por nuk u aktivizua. 

Kundërshtarin e çerekfinales, skuadra e Liverpoolit do ta mësojë në shortin që do të hidhet më 19 mars.

Share This Article