Liverpooli barazon nga Aston Villan në Anfield 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli ka barazuar në shtëpi nga Aston Villa me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.

Ky barazim e lë me pak gjasa për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi Manchester Neëcastle dhe United kanë tashmë nga tre pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mysafirët e nisën mirë takimin, duke fituar penallti, por Ollie Watkins nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Por pas pesë minutash erdhi goli, kur Douglas Luiz asistoi te Jacob Ramsey që shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Liveprooli shënoi me Coady Gakpo, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë nga VAR.

POR Reds nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në minutën e fundit të kohës së rregullt me Firminon që shënoi për 1-1.

Edhe pse ishin dhjetë minuta lojë shtesë, Liverpooli u mundua, por nuk ia arriti të shënojë.

Reds kanë 66 pikë në vendin e pestë, ndërsa Aston Villa është e gjashta me 58 pikë.  

Share This Article