iverpooli më në fund e ka futur në dorë trofeun e Premierligës, pas një pritjeje të gjatë 30-vjeçare, të mërkurën në tribunën e famshme “Klop” në Anfield.
Të kuqtë u shpallën kampionë të Anglisë shtatë javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në Premierligë, që është rekord, ndërsa trofeun e çuan lart në javën e parafundit pas fitores drithëruese kundër Chelseat 5:3.
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi kremtimin e titullit në mënyrën më të mirë të mundshme, me një ndeshje drithëruese plot gola të mrekullueshëm kundër rivalit londinez.
There it is! The Jordan Henderson shuffle!
Absolutely love this squad.
pic.twitter.com/0HBxSQNVxn
— Watch LFC (@Watch_LFC) July 22, 2020
Ky është trofeu i parë i Liverpoolit në epokën e Premierligës, ndërsa i 19-ti në histori të klubit.
Kapiteni Jordan Henderson e ngriti lart trofeun e Premierligës në tribunën “Kop” në Anfieldin e zbrazët, për shkak të pandemisë koronavirus.
Klopp dhe lojtarët e tij i morën medaljet e merituara plotësisht.

Xherdan Shaqiri, ylli zviceran nga Kosova, e mori po ashtu medaljen e kampionit anglez.
Të kuqtë janë klubi i dytë më i suksesshëm në Angli, por vetëm një titull larg rivalit Manchester United, i cili i ka 20 tituj.
Nën udhëheqjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, Liverpooli e mbizotëroi sezonin në Premierligë në mënyrë të paparë më herët në Angli, duke krijuar epërsinë të hershme dhe të pakapshme ndaj rivalëve për titull.
Një javë para fundit, Liverpooli i ka 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester Ciy, dhe ishte shumë pranë ta thyente rekordin prej 100 pikëve brenda një sezoni.
Gjithësi, me një fitore ndaj Newcastle në fundjavë në ditën e fundit të sezonit, Liverpooli do të shkonte në kuotën e 99 pikëve dhe kështu do ta thyente rekordin e vet për më së shumti pikë brenda një sezoni.