Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Tottenhamit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli ka shënuar fitoren e nëntë në sezonin e ri duke e mposhtur Tottenhamin në Anfield, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Ligës.

Fitoren 2 me 1, “Të Kuqtë” e arritën me përmbysje të rezultatit. Harry Kane realizoi për Tottenhamin qysh në minutën e parë. Liverpooli u kthye me dy gola në pjesën e dytë. Jordan Henderson e Mohamed Salah shënuan në minutat 52 dhe 73 për fitoren e ekipit të Jurgen Kloppit.

Në tabelë, Liverpooli mbetet lider me 28 pikë, gjashtë pikë para Manchester Cityt që e ndjek. Tottenhami në anën tjetër është i 11-i me 12 pikë.

Share This Article